E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ylli Manjani, prezantoi sot në ambientet e Institutit të të Përndjekurve Politikë, drejtorin e ri të këtij Institucioni, z. Simon Miraka

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ylli Manjani, prezantoi sot në ambientet e Institutit të të Përndjekurve Politikë, drejtorin e ri të këtij Institucioni, z. Simon Miraka.

Duke u transmentuar të pranishmeve përshëndetjet e Kryeministrit Fatos Nano, i cili që nga viti 1997 është ideatori i këtij Instituti, bëri prezent edhe shqetësimin për mbarëvajtjen e tij. Ky ndryshim, theksoi Sekretari i Përgjithshëm, Manjani, bëhet për rikonfirmimin e Institutit brenda parametrave optimalë.

Pasi vlerësoi punën e drejtorit paraardhës, zoti Manjani, theksoi se puna e Institutit duhet të vazhdojë në këto parametra për të qenë një partner real i përpjekjeve të përbashkëta me qeverinë, për integrimin e mëtejshëm të kësaj shtrese të popullsisë në jetën e vendit si dhe të vazhdojë te luaj rolin e tij në procesin legjislativ, për thellimin e mëtejshëm të reformave.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave bëri ftesë publike për zgjidhjen e problemeve që ekzistojne dhe theksoi se, është në pritje të kërkesave të tyre. Ai gjithashtu theksoi nevojen e bashkëpunimit dhe ftoi edhe ish – drejtorin Ndergjoni të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tej.
Në fjalën e tij ish - drejtori, Besim Ndregjoni, tha se me punën e tij të lodhshme 5 - mujore, i hoqi vizionini e keq këtij Institut dhe njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm se ka mbështetjen më të madhe nga shtresa e të përndjekurve politikë për menaxhimin e këtij instituti.
Në fund të takimit e mori fjalën Drejtori i ri i këtij Instituti, z. Simon Miraka. Ai falenderoi Kryeministrin për besimin që i dha, dhe shpreson ta justifikojë këtë besim me punën e përbashkët. Objektivi kryesor i punës së tij, theksoi ai, do të jetë integrimi ekonomik dhe intelektual i shtresës së të të përndjekurve politikë. Ai kërkoi ndihmën dhe bashkëpunimin e të gjithë punonjësve të këtij institutit për përmirësimin e mbarevajtjen e veprimtarise se tij.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›