E Diel, 1 Nëntor 2026

Në ndjekje të situatës në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve të krijuara aty ditët e fundit, Ministri i Rendit Publik. Luan Rama ka patur

Në ndjekje të situatës në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve të krijuara aty ditët e fundit, Ministri i Rendit Publik. Luan Rama ka patur në mbrëmjen e datës 18 gusht 2002 një bisedë telefonike me ministrin e Rendit Publik të Greqisë, Mihalis Krisohoidhis.

Gjatë bisedës ministri shqiptar i ka bërë prezent homologut grek gjëndjen e krijuar në Kapshtcë dhe ka kërkuar nga ai ndërhyrje të menjëhershme për normalizimin e situatës.

Nga ana e tij, ministri Kristohoidhis ka siguruar se do të ndërhyjë menjëherë për zgjidhjen e problemit. Ai është shprehur se në Kapshticë policia greke do të punojë gjatë gjithë natës së sotme dhe ditës së nesërme për të ormalizuar gjëndjen dhe se në vend do të dërgohet drejtori i Policisë së Follorinës, për të ndjekur nga afër situatën.

Më tej, dy minisstrat kanë folur për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy policive përatëse vecanërisht në lugtën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale. Ministri Rama e ka informuar ministrin Kristohoidhis për operacionin më të fundit që po zhvillon Policia shqiptare kundër trafiqevetë paligjshme dhe rezultateve që ka arritur ai.

Të dy ministrat kanë rënë dakort për tu takuar së shpejti për të diskutuar më gjerësisht roblemet e bashkëpunimit dypalësh.

Prej disa ditësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, është krijuar një situatë e vështirë për kalimin e qytetarëve si rezultat i mosfunksionimit të plotë të shërbimit në doganat greke. Kjo ka sjellë si pasojë grumbullime masive qytetarësh dhe automjetesh.

Për zgjidhjen e këtij problemi dhe krijimin e kushteve normale për lëvizjen e lirë të qytetarëve, Ministri i Rendit Publik ka kontaktuar me autoritetet shtetërore greke dhe ka kërkuar prej tyre shtimin e personelit që shërben në anën greke të kufirit dhe përshpejtimin e procedurave për të bërë të mundur lehtësimin e situatës, e cila rëndohet edhe më tepër nga fluksi i lartë i lëvizjes në këtë periudhë të vitit.

Në datën 17 gusht 2992, Ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ka thirrur në takim të ngarkuarën me punë të ambasadës greke në Tiranë, nga e cila ka marrë garanci se pala greke do të ndërhyjë duke shtuar numrin e punonjësve të policisë që shërbejnë në doganën greke të kapshticës për zgjidhjen e problemit.

Për të kontrolluar dhe administruar nga afër situatën, në pikën kufitare të Kashticës ka shkuar edhe Zv/ministri i Rendit Publik, Bujar Himci, i shoqëruar nga drejtues të Policisë Kufitare, Policisë së Rendit dhe Qarkullimit Rrugor, ndërkohë që janë marrë të gjitha masat me asistencë shëndetsore dhe shërbime të tjera për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve që presin të kalojnë kufirin.

Ministria e Rendit Publik fton të gjithë qytetarët që duke respektuar rregullat e kalimit të kufirit të mirëkuptojnë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, për të administruar së bashku kapërcimin e kësaj situate, e cila do të normalizohet shumë shpejt.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›