E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë natës institucionet e shtetit shqiptar kanë qenë të gjitha në këmbë për të përballuar situatën e rëndë të shkaktuar nga reshjet e dy ditëve të fundit në rrethet Veriore të v

Gjatë natës institucionet e shtetit shqiptar kanë qenë të gjitha në këmbë për të përballuar situatën e rëndë të shkaktuar nga reshjet e dy ditëve të fundit në rrethet Veriore të vendit. Ministra, deputete, pushtetarë lokalë, specialistë, ushtarë e forca komado kanë punuar dhe vijojnë të punojnë papushim për t`u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përbytjet e ditëve të fundit

Informacionet e mbërritura në Këshillin e Ministrave pas orës 02.00 të datës 23 shtator 2002 flasin si më poshtë:

Shtabet e emergjencës në të gjitha dikasteret po punojnë për mbledhjen dhe dërgimin e informacionit me shkrim ose me telefon pranë Shtabit të Emergjencës Civile në Këshillit e Ministrave, duke përcaktuar edhe masat që do të vazhdojnë të merren sot, nesër dhe në ditët në vazhdim.

Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit ka filluar lëvizjen e eskavatoreve dhe të fadromave nga Durrësi në drejtim të Lezhës për kullimin e nënstacionit elektrik dhe sigurimin e argjinaturave të lumenjve Mat dhe Gjader.

Gjatë gjithë natës është punuar në këtë drejtim dhe nesër është parashikuar lëvizja e eskavatoreve të tjerë në Lezhë dhe Lac.

Nderkohe në Ndërmarrjen BUKA sh.a. Tiranë filloi prodhimi i sasisë së bukës së kërkuar në zonat e prekura nga përmbytja.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit janë marrë masat dhe janë dërguar pranë kësaj fabrike mjetet për të transportuar sasinë e bukëve në drejtim të Lezhës.
Gjithashtu, nga Ministria e Bujqësisë është paraqitur një projektvendim për akordimin e një fondi për përballimin e operacioneve të veprimit që do të ndërmerren.

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar mjete transporti të larta për të ndihmuar në evakuimin e familjeve nga zonat e përmbytura. Ministria e Industrisë dhe Energjitikës ka dërguar një brigadeë specialistësh të KESH dhe pajisjet e domosdoshme për të vënë në punë nënstacionet elektrike në Lac dhe Lezhë.

Në të katër prefekturat shtabet e emergjences janë lidhur me të gjitha strukturat e pushtetit lokal dhe kanë dërguar përfaqesuesit e vet në komunat dhe zonat e pwrmbytura. Vëmendje e vecante po tregohet në mbajtjen nw gatishmwri tw arteriet kryesore të rrugëve, si dhe me problemet e rendit dhe sigurisë në zonë.

Brenda orës 22.00 të datës 22.09.2002, u vu në punë i gjithë sistemi i telekomunikacionit për të katër qarqet, i cili gjatë ditës ishte jashtë funksioni. Në qytetet Lezhë dhe Lac janë vënë në punë disa furra buke, të cilat shfrytëzojne solarin dhe energjinë elektrike të pavarur ( gjeneratoret me naftë).

Informacionet e mbërritura në orën 05.oo datë 23/09/02 nga prefektura Lezhë flasin se janë evakuar 4200 familje të rrethit Lezhe, duke u sistemar nëpër komshinj dhe në pjesët e ngritura. Po kështu është vepruar edhe në zonën e Lacit, ku janë evakuar 4100 familje.

Gjatë ditës së sotme do të bëhen zgjidhje të tjera për periudhën në vazhdimësi për familjet e përmbytura.
Njoftimet më të fundit nga zonat e përmbytura flasin për një ulje të intensitetit të reshjeve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›