Spahia Vepra e Lekes I pike referimi per te miren e kombit

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia tha sot se, "ndarja nga jeta e Lekës I është një humbje e madhe, por vepra e tij do të vazhdojë të mbetet përgjithmonë një pikë referimi se si duhet të punojmë për të mirën e vendit dhe të kombit".
Përmes një deklarate për shtyp, Spahia vlerësoi nderimin dhe respektin e shprehur për jetën dhe veprën e Lekës I, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Ai falënderoi drejtuesit më të lartë të shtetit, personalitetet e larta të jetës politike dhe shoqërore, legalistë të ardhur nga e gjithë Shqipëria e diaspora dhe mijëra qytetarë nga gjithë viset shqiptare, që morën pjesë në ceremoninë shtetërore në nderim të tij.
Spahia theksoi se "PLL do të vazhdojë të mbetet si përherë e angazhuar për realizimin e dy pikave themelore të programit të saj: Shqipërinë Etnike dhe Monarkinë Kushtetuese”.