E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu Se shpejti nje strategji per ndryshimet klimatike

Reshjet e mëdha të vitit të kaluar, që sollën si pasojë përmbytjet në zonën ë Shkodrës, por edhe periudha e sivjetshme e thatësirës, janë dy raste të efekteve të ndryshimeve klimatike në vendin tonë. Ndërkohë, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, në bashkëpunim me qeverinë gjermane, po punon për hartimin e strategjisë për ndryshimet klimatike.

Gjatë një takimi për ndryshimet klimatike, të MMPAU dhe fondacioni gjerman Konrad Adenhauer, u diskutua mbi ndryshimet klimatike dhe efektet në vend, me qëllim ndërtimin e strategjisë për parandalimin dhe përballimin e tyre.

"Shqipëria nuk është në vendet që shkaktojnë probleme me emetimin e gazeve serë (është një vend që është pjesë e protokollit të Kiotos, por jo me detyrimet përkatëse), por kjo nuk na bën të mos mendojmë se kush janë efektet e ndryshimeve klimatike në Shqipëri dhe të mos kemi një strategji kombëtare për këtë çështje", tha ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu.
Takimi i sotëm, sipas tij, është pikërisht në tërheqjen e vëmendjeve të ekspertëve, sesi duhet menduar kjo strategji. "Në bashkëpunim me qeverinë gjermane do të kemi strategjinë tonë kombëtare për ta koordinuar pastaj në planin rajonal dhe më tej në të gjithë kuadrin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që masat detyruese që ka BE sot dhe që do të kthehen në masa detyruese për ne në të ardhmen t’i maturojmë në kohë dhe njëkohësisht ti kostojmë në kohë në mënyrë që të kemi kosto më të ulët në veprimin tonë dhe të fusim në Shqipëri ato teknologji që janë të pajtueshme me mjedisin dhe nuk krijojnë probleme të mëdha", tha Mediu.
Mediu sqaroi se vendi po ecën me dy komunikime kombëtare, në bashkëpunim me PNUD, ku analizohen të gjithë sektorët dhe efektet e tyre në ndryshimet klimatike. Ndersa, strategji më konkrete ka me Ministrinë e Bujqësisë edhe me Bankën Botërore, lidhur me efektet që kanë ndryshimet klimatike.

Lidhur me përmbytjet në Shkodër, Mediu sqaroi se janë bërë investime të qenësishme në këtë drejtim. "Janë rreth 10 milion dollarë që janë futur investime në Shkodër, si nga buxheti i qeverisë, një mbështetje po ashtu dhe nga Banka Botërore. Janë tre faza, me të cilat po merremi; ndërhyrjet e emergjencës, ndërhyrjet afatmesme dhe ndërhyrjet perspesktive", tha Mediu. Ndërkohë, masat jane marre ne bashkëpunim me qeverinë e Malit të Zi.

Mediu sqaroi se kemi "investimet janë solide në pikëpamjen që minimizojnë efektet e përmbytjes, por dua t'ju tjem shmangia totale e përmbytjes kërkon investime në vazhdim. Faza e dytë do të jetë thellimi i Bunës në gjysmën e sipërme të Bunës për t'i sjellë në të njëjtin nivel ujëmbajtës të dy pjesët, masa të tjera në perspektivë për të gjithë basenin ujëmbledhës të Shkodrës, përfshi Drinin, për të shmangur efektet që tashmë dihen nga reshjet e shumta që mund të bien herë pas here në basenin e Drinit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›