Nis gara e filmave në Tirana International Film Festival
TIRANE- Tirana International Film Festival ka filluar dje shfaqjen e filmave, në garë për çmimet e festivalit, që do të ndahen mbrëmjen e 10 dhjetorit. Pas ceremonisë çelëse të edicionit të nëntë të TIFF, në sallën e Kinema Imperial, tek Qendra Kristal, u shfaqën 11 filmat e parë me metrazh të shkurtër.
Në mbrëmje do të shfaqet filmi i parë i kategorisë së filmave me metrazh të gjatë, dokumentari "Punk's not dead", një film nga Maqedonia. Shfaqja e filmave do të vazhdojë ditën e nesërme, ora 10:30, për të vazhduar deri në mbrëmje. Këtë vit janë rreth 100 filma nga 60 shtete, ndërkohë që Shqipëria do të konkurojë me kinemanë botërore me 17 filma, 4 prej të cilëve janë nga Kosova e që do të jenë të kategorive fiction, dokumentar e të animuar.
Në këtë edicion publiku shqiptar do të ketë mundësi të shikojë filma nga shtete që kanë qënë pjesë e TIFF që në fillim të tij si Anglia, Gjermania, Spanja, Rumania, Finlanda, etj. Ndërkohë që risi është pjesëmarrja e filmave nga Kuba.
(m.a/GSH/BalkanWeb)