UNESKO jep alarmin: Vlerat kulturore janë në rrezik!
BERAT -UNESKO jep alarmin për vlerat e rrezikuara të qytetit të Beratit. Ndërkohë, ende pa mbaruar seminari i organizuar prej saj në fundjavë në këtë qytet, shkrumbohet nga zjarri një objekt kulturor-muzeal i Kategorisë së Parë. Alarmin e UNESKO për rrezikimin e vlerave të "Qytetit Muze" e bën prezent në intervistën e dhënë për `Gazeta Shqiptare", specialisti Marius Qytyku.
Konfirmuat se UNESKO dhe në seminarin e fundjavës ka dhënë alarmin lidhur me rrezikimin e vlerave kulturore. Ndërkohë që, pak orë më pas u dogj nga zjarri një monument i Kategorisë së Parë?
Fatkeqësisht po. Edhe zjarri rënë në orët e vona të së shtunës që kaloi në lagjen muzeale "Goricë" ku u dogjën dy banesa të kategorisë së parë tregoi se jemi të pa përgatitur për mbrojtjen e vlerave kulturore e muzeale.
Më konkretisht për seminarin e UNESKO e qëllimin e tij?
Nën kuadër të programit 'ONE-UN Albania', Zyra e UNESCO-s në Venecia, Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Mbrojtjes dhe Restaurimit të Pasurisë Kulturore (ICCROM) si dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve organizuan në fundjavë në qytetin e Beratit një seminar trajnimi. Qëllimi i seminarit ishte trajnimi i profesionistëve shqiptarë të trashëgimisë mbi rreziqet që mund të shkaktojnë katastrofat si planet për menaxhimin e tyre. Një rëndësi e veçantë iu kushtua përgatitjes ndaj rrezikut nga tërmetet dhe zjarreve. Në këto fusha ekspertize referuan ekspertë shumë të kualifikuar ndërkombëtarë si zoti Chritopher E Marrion dhe Dr. Rohit Jigyasu, ndërsa Z. Gamini Wijesuriya bëri një prezantim të kërkesave të UNESCO-s për Menaxhimin e Zonave të Trashëgimisë Botërore.
Sa janë të rrezikuara vlerat e trashëgimisë kulturore nga tërmetet dhe zjarret?
Tërmetet janë fatkeqësi natyrore që nuk mundë t'i parandalojmë dot, por ne kemi mundësi që të minimizojmë dëmet. Këtu kam parasysh gurët që ndodhen mbi shkëmbinjtë e lagjeve muzeale që pas çdo lëkundje tërmeti mund të na shkaktojnë dëme jo vetëm në banesat muzeale por edhe në njerëz. Ky dëm që mund të shmanget duke i asgjësuar këta gurë. Po kështu, një rrezik tjetër që u kanoset lagjeve muzeale është edhe ai nga zjarret.
Si rasti që ndodhi të premten?
Fatkeqësisht po. Thash më lart, humbëm një banesë gati treshekullore të Kategorisë së Parë. Të rrezikuara janë banesat dhe objektet e lagjeve muzeale nga rrjeti elektrik tejet i amortizuar dhe kabllove ajror që shtrihen në të gjitha banesat e lagjeve muzeale. Edhe ky rrezik mund të shmanget duke e vendosur rrjetin elektrik nën tokë. Si minimizimi i rrezikut nga tërmete ashtu edhe ai nga zjarri janë plotësisht të shmangshme.
Në këtë aspekt, cilat janë dëmet më të mëdha të shkaktuara këto vite?
Dëmi i shkaktuar nga rrjeti elektrik në gusht të viti 2005 ku u dogjën 5 banesa në lagjen muzeale "Kala", banesa që ende nuk janë kthyer në identitet. Pra dëmet janë të parikuperueshme. Bashkia Berat ka bërë projekte konkrete për të dyja rastet por deri tani asnjëri prej tyre nuk e ka parë dritën e investimeve nga ministritë përkatëse. Shkak është mungesa e fondeve.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)