Spahiu 2001 kemi demontuar 10.394 ton municione te ndryshme
Procesi i demontimit të municioneve të tepërta nga ana e ministrisë së Mbrojtjes ka ecur me ritme të shpejta.
Zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, në një konferencë për shtyp deklaroi se 6 muajt e parë të vitit 2011 janë demilitarizuar 10.394 ton municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Sipas Spahiut, nëse nuk do të kishin qenë protestat e opozitës dhe procesi zgjedhor, kjo sasi municionesh do të ishte më e madhe.
Gjatë kësaj periudhe, janë ngritur dhe vënë në punë 3 linja të reja të demontimit industrial.
Janë reduktuar disa depo dhe grup-depot e municioneve, si dhe janë asgjësuar rreth 2.000 ton municione të rrezikshme.
Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2011, Forcat e Armatosura do të vazhdojnë të demilitarizojnë municionet e tepërta, të reduktojnë grup-depo të tjera.
Forcat e armatosura do të synojnë asgjësimin e 25.000 ton municioneve gjatë gjithë vitit.