E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbogar: BE-ja nuk e detyron Kosovën për asgjë

PRISHTINE - Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar ka thënë se BE-ja nuk po imponon asgjë për Kosovën dhe se të gjitha vendimet i merr në mënyrë të pavarur qeveria e Kosovës.

Gjatë një vizite në Pejë, duke folur për autonomi të veriut, Zbogar ka thënë se BE-ja nuk merr vendime për Kosovën.
“Nuk besoj që Bashkësia Evropian po e detyron Kosovën që të marrë vendime. Kjo është çështje e Republikës së Kosovës, e Qeverisë së saj dhe e popullit të Kosovës. Ne besojmë që rrugët e duhura janë dialogu, bisedimet dhe rruga paqësore e zgjidhjes së problemeve”,- ka theksuar Zbogar.

Ai ka thënë gjithashtu se qëndrimi i tij dhe i Bashkimit Evropian është që zgjedhjet serbe nuk do të zhvillohen në Kosovë.

“Unë besoj shumë se Serbia do ta kuptojë dhe nuk do të organizojë zgjedhje në Republikën e Kosovës. Ne kemi qenë mjaft të qartë dhe shpresoj që ata do ta kuptojnë këtë. Ne jemi vazhdimisht duke i bindur ata që të mos i mbajnë zgjedhjet lokale në Kosovë dhe besojmë që nuk do të ndodhë një gjë e tillë”- ka thënë Zbogar.

(er.nu/qik/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›