Parku i liqenit, një ndër pikat më të frekuentuara të Tiranës
TIRANE – Ngrohtësia e ditëve të marsit ka drejtuar sot qytetarët e Tiranës dhe mysafirët e ardhur nga zonat përreth për të kaluar një ditë feste dhe pushimi pranë parkut të liqenit artificial, një ndër pikat mjaft të frekuentuara të kryeqytetit.
“Zgjodhëm liqenin sepse menduam ditë e bukur, kohë e bukur, një xhiro pse jo. Është pastër mirë, na pëlqen. Gjelbërimi, ajri është kënaqësi e madhe për ne.”- thonë qytetarët.
Sipas mundësive dhe preferencave të tyre, qytetarët kanë zgjedhur një shëtitje me biçikletë apo me fëmijët dhe miqtë e tyre, një piknik mes gjelbërimit dhe pemëve përreth, apo edhe një drekë të shijshme në ambientet e këtij parku.
Deri në orët e vona të mbrëmjes, parku i liqenit artificial të Tiranës është shoqëruar nga gjallëria dhe lëvizja e njerëzve, të cilët kanë marrë me vete edhe kënaqësinë që të fal natyra.
(er.nu/news24/BalkanWeb)