Spahiu: Aleanca Kuq e Zi nuk ka lidhje me Topin apo Ramën
Kreshnik Spahiu, iniciuesi i Aleancës Kuq e Zi, ka mohuar dje zërat se AK mund të ketë lidhje më presidentin Bamir Topi apo kreun e opozitës, Edi Rama, ndërsa nuk konfirmoi nëse Aleanca do të kthehet në një parti politike.
Ska lidhje shndërrimi i AK-së në një parti nacionaliste, nuk ka lidhje me politikën, ka lidhje me një platformë që u kundërvihet politikave servile ndaj grekëve dhe serbëve. Sot e kësaj dite mund të thuhet gjithçka por askush nuk mund të thotë për një lidhje, ndjesi apo praktika të ngjashme në lidhje me AK në raport me Bamir Topin dhe Edi Ramën. Qëndrimi ynë ka qenë aq kritik sa me Berishën, po aq me Topin dhe Ramën, ka thënë Spahiu në emisionin 5 pyetje nga Babaramo në News 24.
Spahiu ka thënë se faktet tregojnë se presidenti është kundër Aleancës, duke qenë se dekretoi ligjin për Censusin.
Sakaq, Kreshnik Spahiu deklaroi se shqiptarët do të shkojnë në Bruksel të bashkuar.
Unë nuk di ndonjë shqiptar që është kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Shqiptarët do të bashkohen para se të bashkohen me Brukselin.Kush shtet do pranojë që shqiptarët të kenë dy vota në BE apo organizata të tjera? Kur dy shtete kanë vullnet për tu bashkuar, nuk ka organizëm që mund ta ndalojë, theksoi Spahiu.