Vijon numërimi i votave në PS, sot mund të dalë rezultati
Share
Në Partinë Socialiste vijon numërimi i votave të delegatëve të Kongresit për Asamblenë Kombëtare. Procesi i numërimit u shty për një ditë për shkak të festës së Bajramit. Të hënën në drekë nisi numërimi në sytë e medias nga tre grupe pune me shtatë anëtarë secili. 1500 delegatë kanë votuar për 120 emra, që i bie rreth 180 mijë vota. Po ashtu delegatët kanë votuar edhe për Komisionin e Garancive Stature, çka do të thotë edhe 1500 vota të tjera. Rezultati mund të dalë sonte, por fakti që janë kaq shumë vota për tu numëruar, ka bërë që të ketë shtyrje. Këto shtyrje kanë preokupuar Partinë Demokratike.