E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diploma e Renzo Bossit, prokuroria nis hetimet

Diploma

Mediat italiane kanë raportuar sot reagimin që ka nxituar lajmi për paisjen me një diplomë shqiptare nga Universiteti Kristal të djalit të ish liderit të Lidhjes së Veriut(Lega Nord) në Itali, Umberto Bossi.

Prokuroria e Tiranës ka nisur këtë pasdite hetimet për zbardhjen e rastit të paisjes me diplomë të Renzo Bossit.

Organi akuzës ka njoftuar ngritjen e një grupi hetimor që do të hetojë për diplomat personat përgjegjës. Task Forcë e Prokurorisë mësohet se ka kërkuar verifikimin e sistemit TIMS për hyrjet dhe daljet e Renzo Bossi-t në Shqipëri, dhe nëse rezulton se ai ska shkelur kurrë në tokën shqiptare, do të procedohen penalisht lëshuesit e diplomës.

Renzo Bossi

Hetimi do të shtrihet edhe në ambientet e Universitetit Kristal duke kërkuar dokumentacionin përkatës të paisjes me diplomë të shtetasit italian. Dyshohet se Renzo Bossi nuk është paraqitur asnjë ditë në Universitet, duke mos shënuar kështu asnjë hyrje në vendin tonë.

Skandali i diplomave është zgjeruar edhe më tej, ku duket se në mënyrë jo të ligjshme është diplomuar edhe financieri i Lega Nord (jo në Shqipëri), në kasafortën e të cilit u gjetën diplomat shqiptare të Bossit dhe një truproje, Francesco Belsito.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›