EULEX-i dënon sulmin në veri

EULEX-i ka dënuar sulmin e një nate më parë në pjesën veriore të Mitrovicës ndaj automjetit të një pjesëtari të stafit të EULEX-it. Në një reagim të këtij misioni theksohet se një sasi lëndë shpërthyese u aktivizua nën makinën e pjesëtarit të EULEX e cila ishte parkuar pranë Shtëpisë së BE-së.
“Kjo ishte një përpjekje e qartë për të frikësuar pjesëtarët e EULEX dhe misionin në tërësi. Ky është një sulm kriminal kundër Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë dhe si i tillë, është i papranueshëm”, ka thënë Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac.
Hetimet sipas EULEX-it kanë filluar dhe ata që janë përgjegjës do të hetohen dhe të vihen para drejtësisë.
Stafi i EULEX-itoperacioni I tyre do të vazhdojë në të gjithë veriun e Kosovës. “Ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë në interes të sundimit të ligjit dhe për të mirën e shumicës së qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë dhe që respektojnë ligjin”, theksohet në komunikatën e EULEX