E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Fondacione të al-Kaedas financuan eksponentë të PD! Do jap prova që do çojnë në dorëheqjen e Berishës

Share

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka akuzuar ashper kryeministrin Berisha, duke thënë se eksponentë të mazhorancës janë financuar nga al Kaeda.  Berisha do tërhiqet në prag të zgjedhjeve për shkak të fakteve që ne do të publikojmë për implikimin e tij me paratë e pista dhe fondacionet e dyshimta, u shpreh Spahiu në emisionin Debat nga Alfred Peza në Vizion Plus. Sipas tij, eksponentë të Partisë Demokratike financohen nga terrorizmi. Zyrtarë të lartë të PD dhe diplomatë të lartë të shtetit janë financuar nga fondacione të Al Kaedës, insistoi Spahiu. Ai tha se Berisha kërkon të bëhet sërish president. Nuk e lë ai atë post. Do e mbyllë karrierën e tij politike në presidencë, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›