E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipti do ndalojë faqet porno për të ruajtur shoqërinë

Share

Një gjykatë në Egjipt ka urdhëruar qeverinë që të ndalojë faqet pornografike në mënyrë që të mbrohet shoqëria dhe vlerat e saj.

Vendimi, bashkë me një nisëm të ngjashme në parlament, ka rritur frikën mes egjiptianëve liberalë dhe sekularë se vendi po rrëshqet në rrugën e fundamentalizmit islamik.

Vendimi vjen nga një gjykatë e ulët dhe mund të apelohet. Tre vjet më parë u mor i njëjti vendim, por nuk u zbatua për shkak se zyrtarët thanë se ishte e pamundur që të kontrollohej diçka e tillë.

Edhe në parlament është paraqitur një nismë e tillë me argumentin se mbron shoqërinë dhe sidomos rininë. Parlamentarët thonë se pornografia nxit korrupsionin dhe imoralitetin.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›