Gati marreveshjet ja si ndahen zonat mes PD dhe aleateve

Ndarja kriter votat e marra ne lokalet e 2007-s. Negociatat PD-LSI Haxhinasto Jemi prane marreveshjes
Demokratet jane drejt permbylljes se bisedimeve me aleatet per ndarjen e zonave elektorale. Afrimi i zgjedhjeve lokale te 8 majit ka intensifikuar procesin e negociatave mes PD-se dhe anetareve te tjere te koalicionit nderkohe qe pjese e bisedimeve eshte bere edhe PDIU-ja. Ky proces do te mbyllet brenda javes qe vjen kohe kjo e paralajmeruar edhe nga Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e fundit te grupit parlamentar te PD-se. Mesohet se kriteri mbi te cilin do te ndahen bashkite dhe komunat me aleatet do te jete numri i votave ne zgjedhjet lokale te kater viteve me pare. Sipas ketij kriteri numrin me te madh te zonave do ta marre Levizja Socialiste per Integrim dhe pas saj vjen PR-ja e cila ne 2007 mori rreth 75 mije vota. Pas LSI-se e PR-se vijne me nje diference te vogel votash Partia Aleanca Demokratike e Neritan Cekes e cila ne ate kohe ne aleance me PS-ne ka marre 47 mije vota ndersa PAA-ja e Xhuvelit me 49 mije vota. Behet e ditur gjithashtu se nuk do te levizin kuotat e 20-perqindeshit te LSI-se nderkohe qe pritet nje marreveshje me specifike brenda dates 10 mars si me LSI-ne ashtu dhe me PR-ne dhe aleatet e tjere pavaresisht se jane parti jashteparlamentare. Po ashtu firmosja e dokumentit perfshin edhe aleanca te tjera mes te cilave eshte edhe PDIU-ja e Shpetim Idrizit. Ato qe po shkojne drejt fundit jane negociatat PD-LSI per zgjedhjet lokale te 8 majit. Nenkryetari i LSI-se njeheresh ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto deklaroi dje se LSI-ja dhe PD-ja kane gjetur konsensus per ndarjen e zonave elektorale dhe duke u bazuar edhe tek arritjet e qeverisjes se perbashket Haxhinasto deklaron se fitorja do ti takoje kesaj mazhorance ne 8 maj. Haxhinasto vlereson si shume te rendesishme betejen e Tiranes per te cilen thekson se ka ardhur koha qe qytetaret te vendosin per nje menaxher te ri ndaj ne garen e 8 majit palet do te mbeshtesin njera-tjetren. Burime prane LSI-se bejne te ditur se deri tani kjo force ka marre tri minibashki ne kryeqytet. Deri tani LSI-ja ka konfirmuar emrin e drejtorit te Transportit Rrugor per Tiranen Elez Gjoza ne njesine nr. 2. Pervec LSI-se nje njesi bashkiake pritet ta marre Partia Republikane dhe me shume gjasa do te jete serish njesia nr. 8. Megjithate qellimi i PD-se eshte qe te mblidhet cdo vote e se djathtes me 8 maj per ti sherbyer ne kete menyre fitores se koalicionit ne zgjedhjet lokale.