Rama ne Athine Dyshoj tek garancia e votes
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kerkon garanci per zgjedhjet lokale te 8 majit ne menyre qe opozita te marre pjese ne to. Deklarata e Rames i cili gjithashtu kerkoi zgjidhje te menjehershme te krizes se gjithanshme ne vend eshte bere ne Athine ku kreu i Partise Socialiste zhvilloi takime me lideret e Partive Socialiste Evropiane. Rama ka pretenduar se aktualisht Shqiperia eshte zhytur ne nje krize te gjithanshme nga e cila duhet te gjendet rruga e daljes menjehere. Sipas Rames rastet e korrupsionit ne Shqiperi jane gjithnje e me te shumta shume syresh te dokumentuara edhe ne syte e gjithe shqiptareve nderkohe qe pavaresia e institucioneve perfshire ato te drejtesise eshte e cenuar. Rama eshte takuar edhe me kreun e grupit te PSE Martin Schultz si dhe Presidentin e PSE Poul Nyrup Rasmussen.