Spahiu: Kërkojmë rikthimin e mbretit në krye të shtetit
24/08/2011 Propozimet e Partisë Socialiste
Propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimet në Kushtetutë dhe përcaktimin e Presidentit të Republikës, Ekrem Spahia, drejtuesi i Partisë Lëvizja e Legalitetit i shikon si një alternativë për të tentuar ndryshimin e regjimit në Shqipëri. Në një prononcim të tijin dhënë dje për mediat, ai u shpreh se alternativa e tyre është që në krye të shtetit të jetë Leka i Parë. “Partia Lëvizja e Legalitetit është një parti me specifikë shumë të veçantë sepse ne jemi mbretërorë dhe ne kemi alternativën tonë. Demokraci do të thotë edhe alternativë dhe alternative jonë është që në krye të shtetit të jetë mbreti Leka I”,- nënvizoi Spahia. Kreu i PLL-së, pjesëtare e mazhorancës qeverisëse ndër të tjera sugjeroi një tjetër skemë për ndryshimet në përfundim të reformës zgjedhore që pritet të fillojë në muajin e ardhshëm. Nga ana e tij Spahiu sugjeron që numërimi i fletëve të votimit të bëhet me skanim në rast se nuk arrihet votimi elektronik deri në 2013-ën. “Nëse është e pamundur për të filluar që nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare votimin me elektronikë, është domosdoshmëri që numërimi i fletëve të votimit të bëhet me skanim”,- u shpreh Ekrem Spahia. Referuar ndryshimeve në Kushtetutë, krerët e dy partive të vogla theksojnë se dokumenti themeltar i shtetit nuk mund të ndryshohet për kapriço apo teka personale të liderit të PS-së, Edi Rama. Sipas Spahisë, ndryshimi i Kushtetutës nuk mund të bëhet për të ricikluar kriza të tjera parlamentare në Shqipëri. Por, theksoi ai në përfundim të prononcimit të djeshëm, ato duhet të vijnë gradualisht, pasi që të bëhen ndryshime duhet kohë për të analizuar dhe rrjedhojat që pasojnë nga këto ndryshime. “Ndaj ato nuk duhen bërë të nxituara”, – përfundoi Spahia.