Atentat në rotondon e qendrës së qytetit të Fierit
24/08/2011 Shpëtojnë mrekullisht 3 persona, në kërkim autori 23-vjeçar
FIER- Panik dhe terror në qendër të qytetit. Krismat e armës së zjarrit pistoletë nga një i ri me motor pikërisht në rotondon qendrore të qytetit të Fierit kanë alarmuar jo vetëm qytetarët, drejtuesit e mjeteve, por edhe uniformat blu të policisë, të cilat shkuan menjëherë në vendngjarje. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur rreth orës 20 e 30 min të mbrëmjes së djeshme, ndërsa fluksi i madh i automjeteve dhe për pak krimi i kryer ka bërë që qarkullimi i automjeteve të bllokohej për gati 1 orë. “Kanosje” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake” janë këto dy akuzat që rëndojnë tashmë mbi autorin e atentatit të dështuar që ndodhi në qendër të qytetit të Fierit mbrëmjen e së hënës. Mësohet se autor i atentatit, i cili fatmirësisht përfundoi pa viktima, është 23-vjeçari A.G, banor i qytet të Fierit, që është shpallur në kërkim fill pas identifikimit të tij. Po të njëjtat burime bëjnë me dije, se ngjarja në fjalë mund të ketë ndodhur për shkak të një grindjeje që 23-vjeçari ka pasur me tre persona të tjerë, të cilët udhëtonin në një automjet tip Mercedes Benz fuoristradë. Pasi kanë debatuar për disa minuta, drejtuesi i automjetit është larguar, ndërsa fill pas tij ka shkuar edhe 23-vjeçari duke qëlluar disa herë me armë. Fatmirësisht plumbat nuk kanë arritur të godasin asnjë nga tre personat që udhëtonin në Benzin me ngjyrë të zezë, ndërsa këta të fundit vijojnë të mbeten të paidentifikuar. Uniformat blu, tashmë po punojnë për kapjen e autorit të ngjarjes, pasi ai është larguar në drejtim të paditur. Gjithashtu mësohet se po punohet edhe për gjetjen e personave, të cilët udhëtonin në automjetin tip Benz, për të zbardhur edhe të vërtetën e të gjithë ngjarjes.