E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Maxhoranca ka vullnet për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu, rikonfirmoi gjatë një takimi me kryetarët e komunave dhe këshilltarët e kësaj partie në rrethin e Dibrës, vullnetin e maxhorancës për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pakontestueshme. Sipas zyrës së shtypit të kësaj partie, z.Spahiu, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ, Besnik Murati dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Gazmend Lita, zhvilloi një takim me këshilltarë vendorë dhe simpatizantë të PLL në këtë rreth. Pasi evidentoi dhe vlerësoi punën e kryetarëve të komunave dhe qëndrimet korrekte të këshilltarëve vendorë  te PLL-së,  kryetari Spahiu theksoi rëndësinë e madhe që kanë për vendin zgjedhjet e 28 qershorit. Ai rikonformoi vullnetin e maxhorancës qeverisëse '' për të zhvilluar zgjedhje të lira,  të ndershme dhe të pakontestueshme, të cilat do të realizojnë standarde të reja e do t'i japin fund tranzicionit të votës së lirë në Shqipëri''. Sipas tij, ''krijimi për herë të parë i Regjistrit Kombëtar Elektronik të Gjendjes Civile, mënjanimi i votimit me çertifikata, që kanë shërbyer si burim manipulimi dhe kontestimi, pajisja e qytetarëve me karta identiteti, krahas vullnetit politik, janë edhe nje tregues i qartë i punës serioze të pushtetit administrativ për të shkuar në zgjedhje me standarde të larta''.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›