E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Ndryshimi i shtetësisë, situatë e rrezikshme

Në një deklaratë per mediat, Spahiu tha se "jemi në një situatë tejet të rrezikshme, ku ka një fluks dhe tendencë të qytetarëve për të ndryshuar kombësinë nga shqiptare në greke, nga shqiptare në kombësi të tjera në qindra raste brenda një viti".

Kjo, tha Spahiu, "përbën një rrezik sepse ka një tendencë të papranueshme, jo morale, jo etike, jo kombëtare, që cënon integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe ku shumë qytetarë dhe shumë vendime të paligjshme në këtë situatë politike të nderë në Shqipëri, të shkaktojnë padyshim një rritje artificiale të numrit të etnive të ndryshme, të pakicave të ndryshme, gjë e cila nuk pasqyron realitetin”.

Duke shprehur shqetësimin për këtë çështje, numri 2 i KLD-se, Kreshnik Spahiu, i beri apel strukturave shtetërorë që ta trajtojnë atë me shumë vëmendje. KLD ka kërkuar së fundi një raport të hollësishëm nga të gjithë kryetarët e gjykatave për detajet, praktikat dhe statistikat e kërkesave për ndryshim kombësie. Ky veprim është marrë nga KLD, pasi, sikurse tha Spahiu, "shpesh herë Gjykatat e Apelit Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë mbajnë qëndrime të ndryshme për praktika te njëjta, pasi shpesh herë i shfuqizojnë e shpesh herë i lenë në fuqi ato"./Start/

                                                                                             2011-02-04 08:43
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›