E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabulatet për gazetarët, tërhiqet komisioni hetimor

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti demokrat, Eduart Halimi, i cili ka theksuar se u kishte kërkuar kompanive që të mos nxirrnin tabulatet telefonike të bisedave të zhvilluara më 21 janar.

“Komisioni hetimor parlamentar në vijim të mbledhjes revokoi kërkesën për marrjen e tabulateve të  4 shtetasve që ushtrojnë detyrën e gazetarit, duke vlerësuar shqetësimin e përcjelle komisionit nga miqtë ndërkombëtare dhe shoqatat e gazetarëve si dhe duke vlerësuar se tërheqja nuk dëmton hetimin e mëtejshëm te komisionit hetimor”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, seanca dëgjimore e datës 4 shkurt 2011 më Drejtorin e Policisë së Shtetit nuk do të zhvillohet ditën e sotme, për shkak të angazhimeve të Burgajt.

                                                                                             2011-02-04 09:02
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›