Meta: Bashkitë e komunat përdorin të ardhurat për mitingje

“Qytetarët tanë gjithnjë e më shumë po bëhen dëshmitarë që bashkitë, komunat, resurset e tyre dhe taksat që paguajnë qytetarët tanë, po shkojnë për mitingje", tha Meta.
Duke folur për zgjedhjet lokale të 8 majit, Meta u kërkoi kryetarëve të degëve që të angazhohen për të bërë të mundur realizimin e një procesi zgjedhor sa më transparent dhe me standarde evropiane.
Meta tha se "LSI, ndryshe nga zgjedhjet e 2009-s, ku u diskriminua përmes një kodi, i cili u njoh ndryshe si kodi anti-LSI, do të ketë përfaqësuesit dhe komisionerët e saj, jo vetëm për të mbrojtur votën për LSI-në, por veçanërisht për të zgjeruar më tej transparencën e gjithë procesit zgjedhor në vend".
Ai rishprehu qëndrimin se LSI do vazhdojë të punojë dhe nuk do të reshtë së kërkuari, për të implementuar ndryshimet e duhura në kodin zgjedhor."Dihet që pala, që inicioi këtë kod , nuk ka vullnet për reformë zgjedhore, nuk ka vullnet për transparencë të vërtetë, sepse transparenca bëhet me ligj dhe duke përmirësuar ligjet, megjithatë është çështje e saj", deklaroi Meta. /Start/
2011-02-03 17:37