Sarande keshilltaret miratojne pas shtate oresh buxhetin e ri
SARANDE - Pas rreth 7 ore diskutimesh eshte miratuar me konsensusin e gjithe keshilltareve buxheti i vitit 2011 per Bashkine e Sarandes. Paraqitjes se projektit te ri te buxhetit per vitin 2011 i parapriu analiza e buxhetit te vitit qe lame pas. Keshilltaret permes pyetjeve per ane te vecanta kerkuan te dinin shkallen e realizimit te buxhetit te vitit 2010. Nderkohe qe u dhane shpjegime nese njesia e re e bashkise e performuar si ndermarrje sherbimesh ka sjelle edhe sherbime te reja cilesore e me pak te kushtueshme mbi te ardhurat lokale qe u realizuan me pak se ato ne vitin 2009 borxhet qe u ka bashkia te treteve qe rendojne edhe buxhetin e vitit 2011 etj. Nga ana e tij kryetari i bashkise se Sarandes Edmond Gjoka ka vleresuar realizimin e buxhetit te vitit 2010 si baze e mbeshtetje e sigurt per te projektuar ne vitin 2011 ritme te larta per zhvillimin e qytetit te cilat mundesojne vazhdimin e investimeve madhore. Projekt-buxheti i vitit 2011 u prezantua si me i miri ku 40 te shumes se planifikuar e destinon per investime. Ai u miratua me konsensusin e keshilltareve pjesemarres. Perpara se te niste diskutimi dhe miratimi i projekt-buxhetit te ri keshilltari socialist Astrit Llanaj ka propozuar mbajtjen e nje minute heshtjeje ne nderim te 3 viktimave te vrare ne demonstraten e 21 janarit. Ky propozim nuk ka gjetur mbeshtetjen e te gjithe te pranishmeve por kjo nuk ka cenuar normalitetin e mbledhjes. sh.d