E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta e fundit replika Rama-Berisha

Kryetari i PS-se Edi Rama flet per kerkesen e Sali Berishes Kryeministri nuk mund te vere kushte mbi ate qe ne shkruajme


Reagon kreu i PD-se Nga ta di une qe ai neser nuk kthehet prape e thote se dua te shoh votat


TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe kryeministri Sali Berisha replikojne ne distance per ceshtjen e hetimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009.


Ndonese lideri i opozites ka leshuar serish nga kerkesa e tyre duke kerkuar vetem hetimin permes materialeve zgjedhore kreu i mazhorances ka shfaqur mosbesimin e tij ndaj ofertes se socialisteve.


Nga selia roze kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi se oferta e tyre e re eshte e vetmja shprese per te dale nga kriza politike duke bere transparencen e zgjedhjeve te shkuara e shpetuar zgjedhjet e ardhshme.


Pas kesaj i menjehershme ishte reagimi i kryeministrit Berisha i cili pas mbledhjes se Komitetit shteteror Per ndertimin e Kompleksit te ri Parlamentar e cilesoi deklaraten e kreut te opozites nje mungese e plote serioziteti pasi ne ate oferte shkruan per hetim te pakufizuar.


Rama


Ne daljen e djeshme per mediat lideri i socialisteve apeloi qe hetimi i zgjedhjeve te fundit te filloje nje ore e me pare ne menyre qe kriza politike te zgjidhet dhe zgjedhjet e ardhshme te shpetohen.


I pyetur se mbi bazen e ofertes se re do te thote qe fletet mund te digjen Rama sqaroi se fletet e votimit nuk jane objekt i ketij hetimi dhe nuk jane pjese e interesit tone per transparencen te cilen do ta bejme duke hetuar kutite e materialeve zgjedhore. Per sa i perket deklarates se Berishes se kerkon dergimin e ofertes se re nga PS kreu i opozites tha se eshte paraqitur oferten e tyre e re per ngritjen e komisionit hetimor ne te cilen nuk ka asnje fjale per fletet e votimit.


Kryeministri nuk mund te vere kushte mbi ate qe ne shkruajme madje kryeministri nuk ka fare pune as ai vete me fletet e votimit te cilat i trajton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - u shpreh Rama. Sipas tij oferta e opozites ka marre nje opinion pozitiv te shprehur publikisht nga zyra e Komisionerit per Zgjerimin.


Ai kerkoi qe oferta e tyre te marre pergjigje pozitive nga njeriu qe e ka shkaktuar dhe e mban krizen hapur duke e thelluar ate nga Saliu i votave te vjedhura dhe i kutive te mbyllura.


Berisha


Krahas apelit te bere nga kryesocialisti per te dhene nje pergjigje mbi oferten e fundit te Partise Socialiste kryeministri Berisha kembengul duke kerkuar qe propozimin ta dorezoje ne Parlament sepse ne dijenine e tij nuk ka dorezuar asgje ne Parlament qe nga data 20 tetor. Le ta dorezoje ne Parlament propozimin dhe e garantoj qe cdo propozim i opozites do te shqyrtohet me seriozitetin me te madh.


Ata nuk e sjellin dhe imagjinoni qe ky institucion u themelua per lirite dhe te drejtat e qytetareve ku opozita duhet te jete ne krye te interesit per kete institucion - reagoi lideri i mazhorances.


Ai tha se kurre ne histori nuk kane votuar sic votuan ne zgjedhjet e vitit 2009 por kurre ne histori ligjet dhe vota e tyre nuk u mbrojten sic jane mbrojtur gjate kesaj periudhe. Sipas tij ka pasur perpjekje per te shkelur mbi voten sepse ishte po ky zoteri qe per 15 muaj rresht donte tiu merrte shqiptareve sekretin voten dhe tani thote qe nuk kam pune me votat.


Nga ta di une qe ai neser nuk kthehet prape e thote se dua te shoh votat Si te duket sikur ai te marre listat dhe fletet e votimit dhe te gjeje se si ke votuar ti A do ta pranoje ti kete apo jo do qytetar duhet te pyese veten. Prandaj une nuk mund te flas ne pergjithesi - shprehu mosbesimin tek oferta e fundit e kryesocialistit Sali Berisha.

ddedejshekulli.com.al


Zgjedhjet e 8 majit


Nuk ka mundesi Shqiperia te beje zgjedhje te lira dhe te ndershme ne rast se parlamenti nuk ben transparencen e zgjedhjeve te shkuara dhe nuk ka zgjedhje te mundshme ne Shqiperi qe te quhen te lira dhe te ndershme ne rast se nuk i hapet rruge hetimit parlamentar duke zbatuar e zeze mbi te bardhe rezoluten e PE-se qe eshte ne oferten tone te re mot a mot - eshte shprehur dje kryetari i PS Edi Rama.


Berisha kembengul


Ftoj Ramen qe propozimin e tij ta dorezoje ne Parlament sepse ne dijenine time nuk ka dorezuar asgje ne Parlament qe nga data 20 tetor. Dhe nese ai mendon se Kryeministri dorezon materialet e tij ne Parlament kjo tregon se ai ska abc-ne e funksionimit te shtetit dhe te ligjit. Le ta dorezoje ne Parlament propozimin dhe e garantoj qe cdo propozim i opozites do te shqyrtohet me seriozitetin me te madh - apeloi Berisha.


Votebesimi

Grupi i PS-se shtyn diskutimin per mocionin ndaj Topallit


Grupi parlamentar Socialist shtyn diskutimin per mocionin e mosbesimit ndaj kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha. Burime nga Partia Socialiste bejne te ditur se shkak i shtyrjes se marrjes se nje vendimi per thirrjen e seances se jashtezakonshme ku edhe do te kerkohet shkarkimi i kryeparlamentares eshte mospergatitja ne kohe e materialit qe do te dorezohet ne Kryesine e Kuvendit.


Mesohet se sekretariati per eshtjet Ligjore ne Partine Socialiste po merret me perpilimin e kerkeses qe do te dorezohet ne protokollin e Kuvendit. Ne permbajtjen e saj do te jene te renditura te gjitha arsyet se pse kerkohet ky mocion.


Te njejtat burime bejne te ditur se diskutimi per shkarkimin e kryetares se Kuvendit do te zhvillohet ne mbledhjen e ardhshme mbledhje ne te cilen do te marre forme dhe kerkesa e tyre pasi do te vendosen firmat e nevojshme per te mbledhur Parlamentin ne nje seance te jashtezakonshme.


Nderkohe ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar Socialist e cila zgjati perreth 15 minuta eshte diskutuar mbi rendin e dites se seances se sotme plenare dhe jane percaktuar personat te cilet do te mbajne fjalen e tyre ne pjesen e diskutimeve te lira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›