E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ propozon shtrenjtimin e energjise

CEZ kompania qe ka monopolin e shitjes se energjise me pakice ka bere publike para Entit Rregullator te Energjise arsyet se perse po kerkon rritjen e cmimit te energjise me gati 11 per qind per vitin e ardhshem.

Dy arsyet kryesore jane inflacioni dhe kursi i kembimit. Dy faktore te zakonshem qe duhet te indeksohen. Ndersa nje tjeter argument ka te beje me planin e investimeve. Rrjeti nuk eshte ne gjendje te mire dhe ka nevoje per shume investime ka deklaruar Martin Nemecek perfaqesues i CEZ.

Por perfaqesuesit e biznesit e kane kundershtuar rritjen e cmimit. Ne rajon cmimet e energjise variojne rreth 50 euro per mega. Sot cmimi mesatar qe po paguajne konsumatoret eshte 8-9 leke per kilovat edhe me shume. Ku eshte efekti i prodhimit vendas me kosto te ulet Vjet futet tarifat pik. Ne vendet ku zbatohen keto tarifa pik ka dhe tarifa antipik. Pra cmime me te uleta per oret qe kane konsum te vogel. Pse nuk zbatohen ketu ka deklaruar Zeki Kaya perfaqesues i kompanise Kurum.

Edhe Autoriteti i Konkurrences eshte shprehur kunder rritjes se cmimit duke kerkuar liberalzim te tregut.

Me te treja kompanite ka nje pozite anti-monopol qe ne treg jane pika kyce per forcimin e konkurrences ka deklaruar Lindita Lati.

Vec rritjes se cmimit CEZ po kerkon edhe heqjen e fashave mbrojtese per konsum deri ne 300 kilovatore.

Sa per konsumin kufirin 300 kilovat nuk e kaloj as une. Keshtu nga pikepamja personale une jam i kenaqur se edhe une po perfitoj nga mbrojtja sociale ka deklaruar Jozef Hejsek perfaqesues i CEZ.

Por zyra e Avokatit te Popullit tha se kjo do te demtonte familjet ne nevoje. Jemi kategorikisht kunder heqjes se faturimit me dy blloqe pasi do te kishte nje impakt negativ ndaj shtresave ne nevoje ka deklaruar perfaqesuesja e AP.

Vec CEZ rritje cmimesh madje edhe me te forte ka kerkuar edhe OST dhe KESH. Aktualisht cmimi i energjise eshte 9.5 leke per kilovat/ore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›