E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te majtet e PE-se Qeveria ti pergjigjet pozitivisht ofertes

Grupimi i majte ne Parlamentin Europian ka pershendetur oferten e fundit te bere nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ndersa pret nga qeveria shqiptare qe ti pergjigjet pozitivisht kesaj oferte.


Ne nje prononcim per mediat pas mbledhjes se Internacionales Socialiste zevendespresidenti i grupit te Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Europian Adrian Severin duke komentuar situaten politike ne Shqiperise shprehu gjithashtu deshiren per ta pare kete vend plotesisht te integruar ne BE.


Ai theksoi mbeshtetjen qe grupi i majte ne PE per progres raportin e fundit qe u prezantua nga Komisioni Europian.


Megjithate eshte absolutisht e qarte se me gjithe deshiren tone per ta pershpejtuar procesin e integrimit te Shqiperise ne BE por me gjithe kerkesat e miqve tane socialiste ne Shqiperi te cilet na kerkuan te pershpejtojme kete proces ne nuk mundemi qe thjesht ta fillojme kete proces perpara se te jene tejkaluar mosmarreveshjet e brendshme politike perpara se te jene zbatuar plotesisht kriteret politike te Kopenhagenit cka do te thote qe qeveria dhe opozita te punojne se bashku te njohin rolet e tyre respektive ne nje demokraci - deklaroi Severin njeheresh nenkryetari i Komisionit te Politikes se Jashtme ne PE. Sipas tij ne nje demokraci qeveria nuk eshte gjithcka.


Per te ne nje demokraci opozita eshte nje institucion publik eshte nje institucion i nevojshem dhe duhet respektuar dhe njekohesisht ajo duhet perfshire ne procesin politik.


Zevendespresidenti i grupit te Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Europian theksoi se propozimet e fundit sugjerimet e fundit te bera nga socialistet shqiptare per te konsoliduar kesisoj ose per te arritur nje stabilitet te qendrueshem brenda vendit jane te mirepritura nga ata.


Ai shprehu mendimin se ky propozim mirepritet jo vetem nga socialistet dhe demokratet evropiane por edhe nga familjet kryesore politike ne Europe dhe ne kete moment presim nje pergjigje pozitive nga qeveria shqiptare. Une mendoj se ne kete moment topi eshte ne fushen e qeverise dhe per kete arsye e gjithe pergjegjesia per hapat e metejshme bie mbi qeverine shqiptare.


Pra shpresoj se pergjigja do te jete pozitive dhe se nisur nga kjo pergjigje ne mund te punojme per te arritur nje stabilitet te mirefillte politik ne vend dhe jo thjesht nje stabilitet ne dukje dhe me kete stabilitet ne mund te vazhdojme me tej me negociatat dhe mbeshtetjen e perbashket per te permbushur hapat dhe per te arritur standardet per futjen e vendit ne BE - apeloi zevendespresidenti i grupit te Socialisteve dhe Demokrateve ne PE Adrian Severin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›