Spahiu: Nëse dikur kishim një bllok të udhëheqjes së kuqe, sot kemi bllokun e mafias së Sali Berishës
Nga plazhi i Gjirit te Lalzit, ku zhvilloi një takim me mbështetës te tij, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu lëshoi akuza te forta ndaj qeverise dhe kryeministrit Berisha mbi trajtimin qe mazhoranca i ka bere çështjes se pronës. Spahiu e cilësoi zonën e Gjirit te Lalzit, si rasti me flagrant ku shteti privatizon pronën e shqiptareve. Spahiu u ndal edhe ne debatin me te fundit mbi privatizimin e aseteve ushtarake, ku tha se kjo është një proceduare e cila po behet tërësisht ne dem te interesave te vendit. Spahiu i premtoj mbështetësve te tij se nëse Aleanca Kuq e Zi merr drejtimin e vendit ne zgjedhjet e 2013 , do te aplikohet një program i qarte juridik sa i përket çështjes se pronës.
“Gjiri i Lalzit është kufiri ku ndahet mes patricëve dhe plebenjve. Nëse dikur kishim një bllok të udhëheqjes së kuqe, këtu në këtë Gji, sot kemi bllokun e mafias së Sali Berishës.
Jemi të rrethuar nga vilat e pasanikëve dhe borgjevëve të qeverisë. Shteti ka privatizuar pronën e shqiptarëve, ka zaptuar gjithçka me aferat e tij korruptive. Shqipëria po ndryshon. Po, por vetëm këtu, në këtë Gji.
Ndërsa Gjiri i Lalzit pasurohet, zhvillohet dhe investohet, Vlora e Ismail Qemalit ende nuk ka një rrugë të shtruar në të cilën shqiptarët mund të shkojnë për këtë 100-vjetor, tha Spahiu.