Anëtarësimi i Kosovës në OKB “s’lidhet” me veriun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi nuk ka dashur që të shihte lidhje midis bisedimeve për veriun e Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB.
“Ne nuk e kemi menduar këtë çështje. Nuk është çështja e veriut, e tërësisë territoriale, e kufijve dhe e sovranitetit temë e diskutimit në tavolinë me askënd dhe as lloj i pazarit politik”, ka thënë Kuçi, edhe pse ditë më parë nuk i pati kundërshtuar sugjerimet e ndërkombëtarëve që për veriun të bisedohet me Serbinë.
Ky qëndrim i zëvendëskryeministrit ka ardhur të njëjtën ditë kur Beogradi po përpiqet të përforcojë pozicionin e tij karshi Kosovës. Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ditë më parë ka paralajmëruar hartimin e një platforme për bisedime me Kosovën dhe se në bisedime do t’i ftojë edhe Kombet e Bashkuara.
“Do t’i mbledhë politikanët, intelektualët, përfaqësuesit e Kishës, dinjitarët që të hartojmë një platformë të përbashkët në përputhje me Kushtetutën dhe në interes të qytetarëve të Serbisë”, ka thënë Nikoliq. Për dallim prej strukturave të mëhershme udhëheqëse në Serbi, ai nuk e ka përjashtuar ndërhyrjen me forcë nëse autoritetet e Prishtinës synojnë të shtrihen në veri. “Nëse ndokush e sulmon dhunshëm veriun e Kosovës duhet ta ketë parasysh se edhe Serbia mund ta ndjekë të njëjtën rrugë për ta kthyer Kosovën. Pra, kush është ai që në një rast e justifikon forcën e në tjetrin jo”, është shprehur Nikolic.
Ndërkaq, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremic, ka deklaruar këtë muaj se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në OKB gjatë kohës së kryesimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të ishte një akt provokimi i pakuptimtë të cilin ai nuk do ta lejonte. “Derisa Serbia të kryesojë KB-në, e kjo do të ndodhë gjatë vitit në vijim, kjo do të mund të ndodhë vetëm mbi mua të vdekur”, ka thënë Jeremic. Ai ka dashur të besojë që Prishtina as që do ta bëjë një kërkesë të tillë ku do të lypte anëtarësimin në OKB.
Mirëpo Jeremic, lidhur me qëndrimet rreth bllokimit të Kosovës në raport me anëtarësimin në OKB, ka marrë përgjigje nga Kuçi. “Deklarata e Jeremicit është deklaratë e kohës së luftës së ftohtë dhe e mentalitetit të Miloshevicit. Fati i Kosovës për askund e as në OKB nuk varet nga Serbia”, ka thënë ai. “Angazhimet tona janë me partnerët tanë ndërkombëtarë, ndërsa Serbia me siguri se do të jetë spektatore në atë ngjarje kur Kosova do të anëtarësohet në OKB” , tha Kuçi, shkruan “Koha Ditore”. /Start/
2012-07-23 10:18