Rama: Neveri nga propaganda e Berishës
Share
Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar sot pas akuzave të Partisë Demokratike se ai kërkon të bëjë pazare për çështjen e heqjes së imunitetit.
Rama shprehet se ndjen ndeveri nga propaganda e kryeministrit Berisha ndaj deputetëve socialistë.
Çfarë neverie përsëri sot propaganda e Saliut për imunitetin!Kërkon konsensusin e opozitës duke përgojuar deputetët tanë e tallur shqiptarët shprehet Rama.
Ai ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës për heqjen e imunitetit duke kërkuar që të shqyrtohen të gjitha propozimet për ndryshimet në Kushtetutë.
“Qëndrimi ynë për imunitetin i qartë:Jemi Pro, po vetëm pasi të diskutohen të gjitha ndryshimet që kemi propozuar mbi një vizion reformues! shkruan Rama