E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Po plotesohet rekomandimi i Athines


Aleanca Kuqezi takon intelektualë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për të diskutuar mbi cështjet shqiptare dhe të standardeve të Bashkimi Evropian.

Kreu i Aleancës, Kreshnik Spahiu deklaroi se për të shkuar drejt Brukselit duhen plotësuar 12 standarde, ndërsa shteti shqiptar nisi të plotësojë rekomandimin e 13-të të Athinës për regjistrimin etnik.

"Integrimi i Shqipërisë duhet të kalojë vetëm nga Brukseli. Shqipëria nuk mundet të mos plotësojë 12 kërkesa, me qëllim që t'i plotësojë tekat Athinës. Këtë proces integrimi ne nuk duhet ta pranojmë sepse nuk mundet të bëjmë një kompromis", tha Spahiu.

Sipas tij cështja kombëtare, nuk mund të bëhet pjesë e shitblerjes, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi popull që nuk di sa njerëz jetojnë brenda kufijve dhe sa shqiptarë jetojnë RegjistrimiRegjistrimi, shqiptarët e Preshevës do ta bojkotojnë Serbia: Të shtyhet regjistrimiMyslimanet: Monitorim regjistrimit në emigracion.

"Për shqiptarët janë më të rëndësishem SHBA-të dhe Brukseli se sa Athina. Sot më shumë se kurrë duhet të kemi të qartë se cfarë negociohet dhe se cfarë nuk negociohet", tha Spahiu, duke shtuar se Wikileaks nxorri fytyren e vertete te Athines.

Myslimanet: Monitorim regjistrimit

Klerike dhe teologë të njohur myslimanë në qytetin e Elbasanit kanë kërkuar me anë të një peticioni që të monitorojnë procesin e regjistrimit të popullsisë.

Ata i kerkojne Qeverisë që të garantojë transparencë maksimale të procesit të rregjistrimit të popullsisë mbi bazën e etnisë dhe fesë. Bashkësia e besimtarëve myslimane të Elbasanit nëpërmjet këtij peticioni paralajmëron se në rast evidentimit të parregullsive gjatë këtij procesit, ata do të bojkotojnë procesin, jo vetëm në rajonin e Elbasanit por në të gjithë vendin.

Edhe klerike te tjere bene thirrje për kryerjen me përgjegjshmëri të madhe të këtij procesi.

Regjistrimi, Tahiri letër Topallit

Deputeti socialist Saimir Tahiri i kërkoi zyrtarisht me anë të një letre kryetares së Kuvendit, zbardhjen e seancës kur u votua ligji për censusin.

Ai shkruan se ka dyshime për një proçedurë votimi të montuar. Ndërsa në terren ka nisur puna për zbatimin e këtij ligji, në qarkun e Korçës, organizata e minoritetit grek kërkoi që të ketë përfaqësuesit e saj në grupet e regjistrimit.

“Në vëmendjen time, siç kam bindjen dhe Tuajën, por edhe më shumë të publikut, janë bërë të njohura fakte të cilat hedhin dyshime fort mirë të bazuara për zhvillimin e një procedure votimi të montuar, fiktive, të manipuluar e aspak në përputhje me vullnetin vetjak të deputetëve pjesëmarrës në seancën plenare të datës 7 korrik 2011 për miratimin e P/ligjit ‘Për Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave’”, thuhet në letër.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Aleanca Kuqezi: Kauza jonë, jo nacionaliste
Aktivistët e Aleancës Kuqezi po takohen me intelektualë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, për të diskutuar mbi cështjet shqiptare.
Zgjedhjet e 2009-s, si ndryshoi raporti?
Zgjedhjet e 2009-s, raporti i OSBE/ODIHR, pakënaqësitë e OSBE-së dhe ndryshimet që pësoi drafti përfundimtar i raportit, janë çështje e nxehta që preken në disa nga kabllogramet, tashme jo vetëm të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, por edhe të misionit amerikan në Vjenë pranë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Kabllogramet, “drejtësia të hetojë”
Nisja e publikimit nga Wikileaks në partneritet me gazetat “The Guardian”, “Der Spiegel”, “New York Times” dhe “Le Monde”, më 28 nëntor 2010 i 250.000 korrespondencave mes ambasadave amerikane në të gjithë botën, me Departamentin amerikan të Shtetit u konsiderua si një “tërmet” në diplomacinë botërore, valët e të cilit së fundmi kanë prekur edhe Shqipërirë. Arvizu: E rëndësishme nisja e reformave
Ambasadori amerikan Alexander Arvizu, duke komentuar hapjen e sesionit të ri parlamentar, u ka bërë thirrje palëve politike që pavarësisht ndasive të thella të bashkëpunojnë. Kuvend, PS-PD klimë mosbesimi
Sesioni i ri parlamentar dhe ashtu sic pritej, nisi me praninë e opozitës, por me një klimë të thellë mosbesimi mes palëve, që u shfaq në fjalimet e të gjithë aktorëve kryesorë politikë, duke nisur që në hapje të seancës nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila la të kuptohej se opozita nuk duhet të kushtëzojë me interesa partiakë konsensusin e saj për integrimin. (UPDATE)


Lajmet kryesore

Wikileaks: Negociatat për varrezat greke
Kisha Ortodokse mori porosi nga Athina zyrtare
Kabllogramet, “drejtësia të hetojë”
Zgjedhjet e 2009-s, si ndryshoi raporti?
Arvizu: E rëndësishme nisja e reformave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›