E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samuel Maoz Liban 1982

Nje prodhim i rendesishem mbi luften qe doli se fundi nga Izraeli mbyll Festivalin Nderkombetar te Filmit ne Prishtine. Nata e cmimeve kinemaja shqipfolese ne konkurrim me 3 prodhime



Festivali Nderkombetar i Filmit ne Prishtine mbyllet sonte me shpalljen e fituesve ne Teatrin Kombetar.
Ne nje mjedis tjeter te festivalit ne kinemane ABC shfaqet Odisea episodi 5-8 per nder te Bekim Fehmiut. Nga gjithe homazhet ne trojet etnike dhe me gjere kushtuar aktorit qe nderroi jete ne qershor 2010 vetem PriFilmFest e coi homazhin deri ne fund. Programi special In Memoriam - Bekim Fehmiu i prezantoi njerezit me kontributin me te mire te Fehmiut ne kinemane e ish Jugosllavise dhe me udhetimin e plote te Odisese ne realizimin televiziv te Franco Rossit.
Me interes eshte me pas projeksioni i mbremjes tek e njejta kinema i nje prodhimi hebre arab anglez dhe francez Lebanon i regjisori nga Izraeli Samuel Maoz i cili eshte ftuar ne Prishtine nga oganizatoret ne ditet e fundit te festivalit. Shfaqja e filmit dhe ardhja e autorit eshte ngjarje per PriFilmFest-in.

Fituesi i Luanit te Arte ne Venecia 2009 eshte pas filmit te animuar Vals me Bashirin te Ali Formanit i dyti prodhim i rendesishem i viteve te fundit qe vjen nga Izraeli. Jemi ne kaosin e luftes se Libanit me 1982 dhe kjo eshte pervoja personale e Maoz-it tankist.
Kater ushtare te izoluar ne tank e shohin luften na frengjia e makines. Mbi kete ngrihet gjithe filmi qofte si rrefim qofte si realizim teknik. Me kete nyje qe percakton kendveshtrimin e Maoz-it prej nje viti opinioni kritik mbi filmin eshte bashkuar sa dhe eshte ndare. Kater ushtare e ndjekin Luften e Libanit nga brenda makines dhe eshte kjo perspektive e ngushte qe i stermadhon permasat e skenave te luftes. Per disa Lebanon eshte nje parade e parashikuar e klisheve te nje filmi lufte. Nga ana tjeter ka dicka autentike ko veper shnderrimin e frengjise ne kamera cka e ben objektin e shkaterrimit nje mjet krijimi. Sipas ketij opinioni megjithese teknikisht i mprehte dhe me nje koncept te guximshem Lebanon nuk i shton gje te re dialogut per luften.
Edhe Luani i Arte qe iu dha ne Venecia u quajt nga disa i merituar dhe nga te tjere cmim politik.
Gjithsesi Samuel Maoz e ka ndare edhe me median ne Kosove pervojen e tij personale nga lufta e vertete per te cilen iu deshen 25 vjet ta tregoje ne ekran.

Juria e festivalit e perbere nga producentja Eva Orner kineasti gjerman Andreas Maxstrohl regjisoret shqiptare Gjergj Xhuvani dhe Agim Sopi dhe kineasti italian Fausto Paravidino shpall sonte cmimet per 11 filma artistike qe jane ne konkurrim Teherani filmi iranian me regji te Nader Takmil Hamayoun Vetem ne mes nesh i kroatit Rajko Grlic Liria i francezit Tony Gatlif Min Dit i regjisorit turk Miraz Bezar Ne rruge i Jasmila Zbanic regjisorja e re nga Bosnja-Hercegovina fituese e nje Ariu te Arte e cila ishte e pranishme ne PrifFilmFest Lufta mbaroi me regji te Mitko Panov Gaforret i regjisorit bullgar Ivan Tscherkelov Kur dua te fishkellej do te fishkellej i rumunit Florin Serban.
Ajo qe mund ta quajme kinemaja shqipfolese ka ne konkurrim 3 prodhime Gomaret e kufirit i regjisorit Jeton Ahmetaj prodhim i Qendres Kombetare Kinematografike te Kosoves pati premiere boterore me 22 shtator ne PrifFilmFest Gjalle i Artan Minarollit prodhim i vitit 2009 qe pothuajse e ka kryer ciklin e qarkullimit. Ndersa prodhimi shqiptaro-gjerman Shqiptari i Johannes Naber sapo ka filluar rrugen e festivaleve. Fitoi ne Festivalin e Filmit ne Moske mimin Special te Jurise dhe mimin per Aktorin me te Mire per Nik Xhelilajn. Se shpejti shkon drejt Pusan International Film Festival ne Korene e Jugut Bergen International Film Festival Norvegji Thessaloniki International Film Festival Belgrade International Film Festival.
Premiera ne Tirane pritet brenda muajit tetor.

Edicioni i dyte i PrifFilmFest me moto Miqesia vazhdon futi nje kategori te re filmin me metrazh te mesem 30 deri ne 60 minuta ne 35mm 16mm dhe dixhital.
Seksioni i Retrospektives iu kushtua regjisorit italian Gianni Amelio.
E re ishte PriFilm Forum qe mendohet te informoje kompanite evropiane te filmit me prodhimet ne proces nga Rajoni.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›