Spahiu: Shkodra mbytet, PS dhe PD puthen. Banorët duhet të dëmshpërblehen 4 herë për përmbytjet
Aleanca Kuq e Zi ka mbërritur sot në zonat e përmbytura të Shkodrës duke u ardhur në ndihmë qindra shtëpive dhe fshatrave të përmbytura në këtë zonë. Aktivistët kuqezinj,së bashku me një grup mjekësh kanë vizituar banorët e përmbytur në këto zona, të cilët janë ende duke vuajtur pasojat e reshjeve të dendura dhe hapjes së portave të hidrocentraleve.
Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu e quajti vendin një kaos të plotë ku ndërsa populli vijon të mbetet nën ujë, forcat kryesore politike në pushtet merren me koalicione dhe llogaritje votash. Spahiu theksoi se Shkodra duhet të dëmshpërblehet 4 herë për përmbytjet e ndodhura në këto zona dhe me ardhjen e KuqeZinjve do të hetohen të gjithë këta abuzues me pushtetin që kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në Ultësirën Perëndimore të vendit.
Është një turp kombëtar se ndërsa Shkodra mbytet, PS dhe PD puthen e krijojnë aleanca e pazare të fshehta në kurriz të popullit shqiptar, tha ai. Spahiu u garantoi banorëve të Shkodrës se koalicioni i Aleancës Kuq e Zi me të përmbyturit është shumë herë më njerëzor se një koalicion me të përmbysurit e këtij regjimi. E vetmja zgjidhje e kësaj situate dramatike është ose të përmbysim Berishën ose do përmbytemi të gjithë, tha Spahiu.
Kreu i AK-së i ka kthyer përgjigje edhe batutave të kryesocialistit Edi Rama duke deklaruar se: PS ka lënë edhe 10 ditë kohë për vendimin për koalicionet. Pas 10 ditësh, Rama, o trëndafil, o karafil
10 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Spahiu: Shkodra mbytet, PS dhe PD puthen. Banorët duhet të dëmshpërblehen 4 herë për përmbytjet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email