Berisha me fermerët në Berat: Politika kokëposhtë e Ramës do marrë përgjigje në 23 qershor
Kryeministri Sali Berisha ishte pasditen sotme në qytetin e Beratit ku zhvilloi një takim fermerët e kësaj zone dhe u premtoi këtyre të fundit se modernizimi i metëjshëm i fermerëve shqiptarë është një nga qëllimet më madhore të qeverisë.
Kreu i qeverisë sulmoi programin e Partisë Socialiste, duke u shprehur se politika kokëposhtë e Ramës do marrë përgjigje me 23 qershor.
Sipas Berishës në 8 vite, opozita nuk i ka premtuar asgjë për fermerët, përveç naftës e cila sipas tij avulloi në xhepat e socialistëve.
Vështroni alternativën tjetër. Më thoni ju, në 8 vjet keni dëgjuar qoftë një propozim të vyer për ju përveç naftës. Ato e dhanë por avulloi në xhepat e tyre, nuk erdhi tek ju. Ne do veprojmë që çdo gjë të vijë tek ju. Thotë unë do heq TVSH për ushqimet, por kjo do thotë të godasësh çdo prodhim shqiptar, unë nuk jam kundër konkurrencës, por unë jam për konkurrencë të ndershme. Kjo është politikë kokëposhtë e zotërisë së tij dhe do marrë përgjigjen e merituar me 23 qershor, – deklaroi Berisha.
Më tej kryeministri shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e qeverisë së tij për përfundimin e infrastrukturës rrugore në mënyrë që fermerët shqiptarë të kenë rrugë si fermerët europianë dhe të jenë të suksesshëm.
10 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Berisha me fermerët në Berat: Politika kokëposhtë e Ramës do marrë përgjigje në 23 qershor burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email