Vlore 80 pasagjere 3 ore ne det
Shkak eshte bere evitimi i nje perplasjeje te mundshme me tragetin Veronika Lines i cili rri i bllokuar prej 6 shtatorit duke sjelle kaos ne ankorimin e trageteve te tjera. Pasagjeret u shprehen mjaft te revoltuar nga kjo gjendje pasi sipas tyre ata u detyruan te presin tri ore te tjera ne det afer portit pasi nuk mund te ankoroheshin. Litaret qe lidhin me molin tragetin Veronika Lines jane shume te lire e per pasoje mjeti lundron ne det duke rrezikuar perplasjen me tragete te tjera. Trageti eshte bllokuar qe ne muajin shtator per shkak te konflikteve te pronareve te tij konflikt i cili
pritet te gjeje zgjidhje vetem ne gjykate. Por derisa te zgjidhet kjo kapitenet e trageteve bejne thirrje te nderhyhet pasi rrezikohet perplasja e tyre. Shkak i bllokimit te ketij trageti eshte bere fakti qe pronaret e saj nuk kane paguar detyrimet ndaj shtetit. Gjithashtu ata nuk kane paguar as 11 marinaret te cilet prej muajsh po jetojne ne kushte mjaft te keqija ne ambientet e mjetit lundrues. Por duke qene se ata nuk munden te gjejne nje zgjidhje atehere dje thyen te gjitha rregullat detare dhe dolen ne toke duke protestuar per marrjen e masave te menjehershme. Sipas tyre ata jane pa ushqim pa veshje dhe jetojne ne mjerim. U kerkojme pronareve te na paguajne pasi kemi disa muaj qe nuk marrim asnje lek u shprehen ata.
Ne traget kane qene 22 punonjes por aktualisht kane mbetur vetem 11 marinare. Qe prej dates 6 shtator ata rrine ne traget ndersa pronaret u cojne vetem ushqim. Marinaret e Veronika Lines jane nga vende te ndryshme te botes. Ata e kane te kufizuar daljen nga trageti dhe porti i Vlores. Nese largohen atehere denohen sipas rregullave detare per braktisjen e mjetit lundrues. Trageti nuk ka levizur nga kalata e portit te Vlores qe prej dates 6 shtator. Qe prej asaj dite kemi qendruar ketu pa asnje kusht normal jetese. Trageti nuk ndizet pasi ska karburant cka do te thote se nese nuk i funksionojne motoret ketu nuk punon asnje gje u shpreh njeri nga marinaret. Ata pohojne se edhe ushqimi eshte mjaft i rezervuar ndersa tani po afron dimri dhe nuk mund te jetojne ne mes te te ftohtit. Nuk jetohet keshtu jemi pa rroge pa ushqime dhe pa asnje kusht minimal jetese ku ska uje per te lare duart e as fytyren. Kush mban pergjegjesi per ne u shprehen me tej marinaret te cilet dje thyen edhe rregullat detare duke dale ne toke. Mesohet se marinaret jane nga shtete te tilla si nga Kroacia Mali i Zi dhe vende te tjera te largeta deri edhe Tunizia.
RREGULLAT DETARE
Sipas rregullave detare marinaret nuk duhet te braktisin mjetin lundrues deri ne marrjen e nje vendimi nga autoritetet ligjore te shtetit shqiptar. Ata shprehen se nuk jane paguar per punen qe kane bere ndersa jetojne ne kushte mjaft te keqija. Pronaret e tragetit shprehen se mjeti eshte bllokuar per shkak se ka nje mosmarreveshje midis tyre dhe ceshtja ka shkuar ne gjykate. Deri atehere marinaret nuk mund ta braktisin tragetin. PRONARI
Marinaret nuk jane paguar pasi ata nuk kane bere punen qe iu takon. Qe diten qe trageti eshte ankoruar asnje prej tyre nuk ka punuar me per te mirembajtur dhe pastruar ambientet e tragetit. E kane lene ate ne meshire te fatit duke mos e lidhur as ne mol. Ne keto kushte trageti eshte perplasur me kalaten per shkak te dallgeve dhe motit te keq u shpreh njeri nga pronaret i cili nuk pranoi te citohej me emer. Sipas tij eshte bere edhe nje kallezim penal ne Prokurorine e Vlores per marinaret qe e kane lene tragetin te perplaset neper port.
VLORE/ QEMAL BIRAKU