E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Stop abuzimit me ndryshimet e kombësisë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka kryer kontrolle të befasishme në Gjykatën e Korçës lidhur me ndryshimet e kombësisë. Në fjalën e tij Zv. kryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka hedhur kritika të ashpra ndaj gjyqtarëve të cilët sipas tij vendosin në favor të lënies së kombësisë shqiptare.
 

Sipas tij duhet të ndalohen abuzimet me ndryshimet e kombësisë duke shtuar se është mjaft e turpshme lënia e kombësisë shqiptare për të marrë një kombësi tjetër.
 

““Duhet të ndalohet abuzimet me ndryshimet e kombësisë. Duhet të jemi krenar për origjinën tonë" theskoi Spahiu duke shtuar se gjyqtarët duhet të jenë më të kujdesshëm në lidhje me këtë çështje.
 

Ndërkohë reagimi i Zv.kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu vjen dy ditë pas deklaratës së konsullit grek Theodhorus Ikonomu se në Korçë ka popullsi greke e cila nuk duhet të jetë e frikësuar që të deklarojë kombësinë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›