E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Të shporrim Berishën, Rama jo kryeministër. Policia procedim ndaj AK: U shkel leja e tubimit

Gazeta Shqip

SPAHIU-01_8Protesta e paralajmëruar nga Aleanca Kuqezi për rrëzimin e shtetasit Sali Berisha, u zhvillua e qetë, e kufizuar, pa eksese dhe ishte e përmbledhur vetëm në fjalën e kryetarit të kësaj partie, Kreshnik Spahiut. Pasi foli për dështimin e negociatave për të garuar në koalicion me të majtën, Spahiu lançoi sloganin e këtyre zgjedhjeve të AK-së: Koha për pastrim, që për të ka qëllim largimin e Berishës dhe jo ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

“Ne vijmë me një objektiv, përmbysjen e regjimit të të ndierit Sali Berisha. Por përveç shporrjes së Berishës, në koalicionin e ardhshëm që do të ndërtojmë pas 23 qershorit nuk do t’i japim shqiptarëve një Sali tjetër, nuk i japim votën për kryeministër Edi Ramës”, tha Spahiu.

Kreu i AK-së u shpreh se Sali Berisha do të largohet nga pushteti në 23 qershor, por deri atëherë ai tha se i bën dhuratë atij një jelek antiplumb.

Ndërkohë pasdite policia e kryeqytetit ka njoftuar se ka nisur procedim penal ndaj drejtuesve të AK-së, për shkelje të lejes së tubimit. Sipas policisë ishte marrë leje për të protestuar në sheshin Nënë Tereza dhe jo përpara selisë së kryeministrisë.

1 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Spahiu: Të shporrim Berishën, Rama jo kryeministër. Policia procedim ndaj AK: U shkel leja e tubimit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›