Rreh gruan, prangoset 43-vjeçari nga Gramshi
Rrihte sistematikisht bashkëshorten, prangoset një 43-vjeçar nga Gramshi. Burimet e policisë lokale bëjnë të ditur se është ndaluar Pëllumb Braho, 43 vjeç, i cili akuzohet se pasditen e sotme ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Fatbardha Braho, nënë e dy fëmijëve, ka denoncuar në polici se bashkëshorti e ka goditur me mjete të forta. Pas denoncimit të gruas, policia ka bërë ndalimin e menjëhershëm të 43-vjeçarit. Paraprakisht mësohet se çifti ka qenë në proces divorci.
1 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)
Rreh gruan, prangoset 43-vjeçari nga Gramshi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email