E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Vlora të mos bëhet si Palermo e viteve 60. Mediat: Ambulanca nuk mbërriti kurrë (VIDEO)

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka qenë sot pasdite në Vlorë në banesën e gjykatësit të vrarë në mëngjes, Skerdilajd Konomi. Prej aty ai ka bërë thirrje që Vlora të mos kthehet si Palermo e viteve 60 ku ekzekutoheshin njerëzit e drejtësisë. Spahiu tha se rritja e kriminalitetit është alarmante.

Ndërkohë mediat kanë transmetuar pamjet horror pak çaste pasi kishte shpërthyer makina. Top Channel ngre dyshime për reagimin e strukturave në këtë rast. Sipas tyre, ambulanca nuk mbërriti aty, por Konomi u transportua në bagazhin e një furgoni policie, ku dhe gjeti vdekjen. Disa kalimtarë të rastit kanë tentuar të nxjerrin Konomin e gjallë nga makina, por ka qenë shumë e vështirë pasi i kishin ngecur këmbët. Ata hodhën edhe kova me ujë mbi trupin e tij. Më pas makina ka marrë sërish flakë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›