E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu dhe Xhufi Prapa ceshtjes se regjistrimit qendron Greqia

Qendrimet Vazhdon debati para nisjes se censusit. Nenkryetari i KLD-se dhe historiani i njohur kritika ndaj qeverise

Debati per regjistrimin e popullsise vijon te jete i nxehte ne Shqiperi teksa historiani i njohur Pellumb Xhufi dhe iniciatori i Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu perserisin faktin se prapa ketij ligji qendron Greqia. Nje prej aktoreve me me peshe ne kundervenien ndaj ligjit per regjistrimin eshte Kreshnik Spahiu. Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise KLD thote se firmat e shumta te qytetareve tregojne se popullsia eshte kunder nje regjistrimi te tille. Ligji i censusit eshte ne kundershtim me parimet kushtetuese dhe standardet e BE-se. Nje pjese e vendeve te BE-se dhe SHBA-ja e konsiderojne shkelje te te drejtave te njeriut nderhyrjen e shtetit ne besimin fetar apo perkatesine etnike. Madje edhe Greqia e cila e kerkon me force zbatimin e regjistrimit etnik nuk e aplikon vete kete standard. shte tashme e provuar qe votimi ne Parlamentin shqiptar eshte bere ne shkelje te procedures dhe nuk eshte siguruar kuorumi i votave. Parlamenti deklaron se ligjin e kane votuar 71 deputete nga te cilet Aleanca Kuq e Zi ka provuar se dy prej tyre nuk kane qene te pranishem pasi ndodheshin jashte Shqiperise por kane votuar dy deputete te tjere. Nje proces regjistrimi mbi baza etnike do shkaktoje rritjen artificiale te pakicave greke pasi mijera shqiptare kane falsifikuar procesin per marrjen e pensioneve 300 euro dhe marrjen e lejes per te levizur jashte Shqiperise - thote per Deutsche Welle-n nenkryetari i KLD-se Spahiu. Oponent per ligjin e regjistrimit ne kete forme eshte edhe nje politikan dhe historian i njohur si Pellumb Xhufi. Ai ne bisede per Deutsche Welle-n thekson Regjistrimi eshte i domosdoshem dhe duhet bere me perjashtim te dy zerave vetepercaktimit te kombesise dhe deklarimit te fese. Ne radhe te pare keto jane ne kundershtim me Kushtetuten sepse eshte Kushtetute moderne qe nuk ben dallime per qytetaret. Shqiperia eshte vend rreptesishte ateist dhe mbijetesa e ketij shteti eshte percaktuar nga krijuesit edhe si rezultat i ruajtjes se raportit korrekt mes shtetit dhe fese. Ne rastin konkret shteti merr persiper te vendose kuotat e besimtareve shqiptare sipas komunitetit dhe kjo eshte shkelje e parimit te laicitetit. Vende te tjera demokratike e kane te ndaluar perfshirjen e shtetit ne censuse te karakterit fetar.

Sipas historianit Xhufi Shqiperia nuk eshte nje shtet i ri qe ka lindur nga shperberja e konglomerateve Shqiperia i ka zgjidhur problemet me minoritetet qe ne vitin 1921 me kontrate solemne ne Lidhjen e Kombeve ku u njohen minoriteti grek maqedonas dhe malazez. Jane percaktuar vendet ku keto minoritete perbejne shumice substanciale qe asokohe. Edhe qeveria greke e ka pranuar minoritetin grek te Shqiperise te perqendruar ne 85 fshatra te percaktuar shprehimisht ne OKB. Kushdo qe do te dije numrin e minoriteteve mund ti referohet Regjistrit Themeltar te Shqiperise. Formulari permban nje terminologji pa asnje perputhje me Kushtetuten dhe konventat nderkombetare. Flitet per grupe etnokulturore ne nje kohe qe Konventa Europiane dhe Kushtetuta flasin per pakica kombetare. Regjistrimi eshte bere me presion nga Greqia eshte imponuar nga Athina zyrtare. Ne kundershtim me grupimet civile si Aleanca Kuq e Zi minoritetet kerkojne te mos mbytet vetedeklarimi i perkatesise etnike dhe cdokush te jete i lire per te shprehur prejardhjen. Ne e kundershtojme ligjin aktual per regjistrimin sepse ka nje nen specifikisht neni 20 qe thote se nese deklaron kombesine pa e faktuar me dokumente atehere te vendoset edhe gjobe - thote Nikolla Gjurgjaj kreu i shoqates maqedonase Ilinden ne Shqiperi per Deutsche Welle-n.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›