Spahiu kërkoi 100 mijë euro për të na bërë deputetë
Ish-Sekretari për Çështjet Shëndetësisë në AK-së, profesor Agim Koçillari, gjatë një interviste për gazetën Shekulli ka deklaruar se Kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu gjatë një mbledhjeje me anëtarët e Sekretariatit të partisë iu ka kërkuar nga 100 mijë euro secilit për ti futur në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Ai gjithmonë ka ngritur vetëm një problem çështjen kombëtare në ajër dhe pa thënë asgjë konkrete. Merr vendime pa pyetur fare Sekretariatin. Për shembull, çështjen e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën e vendosi vetë pa na pyetur fare ne. E vendosi në darkë dhe në mëngjes na morri dhe na çoi në Morinë. Atje folën 7 veta nga Shqipëria, dy nga Kosova dhe ata ngelën shumë të turpëruar me të. Aleanca Kuq e Zi nuk ka një program të partisë, kudo që kemi shkuar na kanë kërkuar programin duke na thënë se; çfarë do të bëni me ne në fshat?. Ai vendoste vetëm në AK pa pyetur asnjë. AK-ja nuk ka kryesi partie, por ka sekretariat i cili nuk ka të drejtë vendimmarrje. AK-ja nuk ka program partie. Unë kam një muaj që jam shkëputur, që në kohën kur u mblodh Këshilli Kombëtar dhe ku debatuam dhe ngritëm zërin duke i thënë se, si dole para Këshillit Kombëtar dhe fole dhe ne nuk na pyete? Dhe perse nuk zgjidhej Kryesia e AK-së?. Dhe më e rëndësishmja që ngritëm zërin ishte se, e treta me kë do të bëjmë aleancë?. Në një moment kur gjithë paria jonë pra AKja ishte për aleancë me të majtën e bashkuar. Një tjetër pyetje dhe debat që i parashtruam Spahiut ishte se, përse nuk pyetet populli se kë do të kandidojmë për deputetë. Spahiu na ka thënë gjithmonë aty në parti që, pa pasur 100 mijë euro unë nuk ju fus në lista për deputetë.Sa i përket tre femrave që përflitet se i ka kërkuar Edi Ramës që ti bëjë deputete nuk jam në dieni dhe nuk di gjë. Di vetëm që neve na ka thënë në një mbledhje të Sekretariatit që po nuk patëm 100 mijë euro nuk iu fus në lista të kandidatëve për deputet. Këtë e konfirmojnë dhe të tjerët“, shprehet ai./b.l