Spahiu në Fier: Regjistrimi rrezikon bashkëjetesën
Rregjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare rrezikon bashkëjetesën e shqiptarëve. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu në vijim të nismës së alenacës “Kuq e zi" në qytetin e Fierit.
Qindra qytetarë kanë qenë të pranishëm në mbështetje të kësaj aleance, ndërkohë që nuk kanë hezituar të firmosin peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi kritere etnike dhe fetare.
Numri 2 i KLD-së Spahiu është shprehur gjithashtu se kërkohet vetëdeklarim, por mbi baza objektive. Kjo për faktin se asnjë gjykatë europiane nuk e ndryshon kombësinë.
Nisma e aleancës “Kuq e Zi” ka vijuar takimet nën sloganin "Shqipëria mbi të gjitha", ndërsa ka ftuar të gjithë pjesëmarrësit për debate publike.