E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do ta fitoj “Greek Idol”

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 12:24

Është jo më shumë se 21 vjeç, por adoleshencën e ka nisur dhe po e mbyll në Greqi. Bash në Katerini, mes maleve dhe të ftohtit që shijohet vetëm në verë, kur moti i freskët u bën zili athinasve të zhuritur nga vapa.

Arben Nika, 21 vjeç, nga jugu i Shqipërisë, ka vendosur të jetë ndër finalistët, pse jo edhe fituesi i shout të famshëm që mbërthen çdo fundjavë teleshikuesit e Greqisë, para ekranit të Alphas.

“Ajo që unë bëj në jetë, është e lidhur me pasionin tim dhe pasioni im i vetëm është kënga, ndaj çdo gjë që bëj, e bëj për këngën, ndaj dua të ec përpara. Do të fitoj”, tha Arbeni pasi u konfirmua në Top 100 të spektaklit “Greek Idol” që ka një audiencë tejet të lartë në televizionet greke.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›