E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linda me baladë

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 12:23

Linda Halimi gjatë një bisede për Telegrafin ka njoftuar se sapo ka përfunduar këngën e saj më të re dhe në fund të prillit pritet t’ia realizojë një klip.

“Sapo kam realizuar këngën më të re. Kënga është baladë dhe në fund të prillit do ta realizoj me videoklip. Si gjithmonë, kam bashkëpunuar me Florent Boshnjakun, ndërsa teksti dhe muzika nga unë”, ka pohuar Linda, duke hezituar të japë më shumë detaje rreth këngës.

Linda gjithashtu ka treguar se këtë javë feston ditëlindjen, me ç’rast ka vendosur të bëjë një festë të vogël në Tiranë me kolegët e saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›