Spahiu në Peshkopi: Berisha e ka shkatërruar Dibrën më keq se lufta
Aleanca Kuq e Zi ka mbajtur sot një takim në Peshkopi. Gjatë fjalës së tij, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, ka thënë se Berisha e ka shkatërruar Dibrën, më keq se luftërat.
Peshkopia dhe Bulqiza as nga luftërat që kanë përjetuar nuk janë shkatërruar kaq shumë. Sot këto qytete ndodhen në gjendje mjerave dhe aspak të jetueshme për shkak se qeveria e Sali Berishës i ka fokusuar investimet në duart e monopolizuara të ministrave të tij. Për Aleancën KuqeZi, Dibra është djepi i patriotizmit dhe bashkimi i fuqisë që kjo ndjenj përçon duhet të nisë një kapitull të ri për dibranët, tha Spahiu gjatë fjalës së tij.
Kreshnik Spahiu akuzoi qeverinë edhe për mashtrim të banorëve për investimet inekzistente, duke u ndalur vecanërisht tek rruga e Arbrit.
Qeveria mashtroi dhe po vazhdon të mashtrojë për rrugën e Arbrit, tanimë fondet për rrugë të rëndësishme për ju qytetarë të Peshkopisë janë shpërdoruar duke u shpërndarë në vilat luksoze të ministrave të kësaj qeverie deklaroi Spahiu, duke e mbyllur me fjalët Zoti është mbi ne dhe jo Sali Berisha e askush tjetër, sepse për në Shqipëria është mbi të gjitha.