Berisha u flet ushtarëve shqiptarë në Afganistananglisht
Share
Kryeministri Berisha, gjatë vizitës së tij në Afganistan, e cila u shit si sekrete, ka takuar ushtarët shqiptarë, duke u përcjellë atyre edhe mesazhet e rastit. Por, ajo që bëri përshtypje, ishte fakti se, gjatë një fjalimi që ka mbajtur, ku kanë qenë të pranishëm të gjithë ushtarët shqiptarë, Berisha u ka folur atyre anglisht dhe jo shqip. Kjo, edhe pse në fakt Berisha u drejtohej atyre.
Dihet në fakt mania e Berishës për të folur gjuhë të huaja, edhe pse në shumë raste ka bërë gafa. Përveç anglishtes së tij shpesh herë të çalë, Berisha është përpjekur në disa takime të flasë edhe frëngjisht dhe italisht. Mjafton të kujtohet një konferencë e Berishës me Berluskonin, kur ky i fundit filloi të tallej me italishten e Berishës.