E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr te Brryli, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Foto ilustruese

Një zjarr i rënë pasditen e sotme në zonën e Brrylit në kryeqytet ka bërë që të evakuohen banorët, ndërsa zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll flakët.

Fillimisht zjarri ka rënë në një ndërtesë njëkatëshe në afërsi të ambulancës nr 2, por më pas flakët kanë përfshirë edhe një shtëpi tjetër ngjitur me të.

Rrugët e ngushta dhe afërsia e pallateve me njëra-tjetrën e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e skuadrës së zjarrfikëseve, e cila është detyruar të shtrijë rreth 300 metër tuba për ujin me të cilin janë shuar flakët.

Ndërkohë, me dyshimin për një zjarrvënie të qëllimshme, policia ka vënë në pranga një person. Arrestimi i tij është bërë pas dëshmisë së pronares së shtëpisë që u përfshi nga zjarri. Policia po heton në lidhje me ngjarjen. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›