E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu nuk kandidon Pashajn. I pasigurt qëndrimi në AK

Gazeta Shqip

Kryetari garon në Tiranë, Bashkurti në Durrës

Fatjona Mejdini

Kryesia e AK

Aleanca Kuqezi ka bërë gjithashtu listat e saj për deputetë në të gjitha qarqet e vendit, si pasojë e faktit se më 23 qershor ajo do të dalë si parti më vete përpara qytetarëve. Por e papritura e kësaj liste lidhet me mungesën e sekretarit të përgjithshëm të saj, Myslym Pashajt, në listat për kandidatë. Vendimi për të mos marrë pjesë në listat e kësaj partie është konfirmuar nga vetë Pashaj për Shqip, si një zgjedhje personale e tij, pavarësisht ofertës për të qenë kandidat i parë në Qarkun e Fierit nga kryetari i kësaj partie, Kreshnik Spahiu, dhe strukturat e tjera të AK-së. Nga ana tjetër, ashtu siç edhe pritej, kreu i kësaj partie, Kreshnik Spahiu, do të jetë kandidat i kuqezinjve në Qarkun e Tiranës. Në Durrës do të jetë i pari në listën e kandidatëve një tjetër figurë e njohur e kësaj force, pikërisht Lisen Bashkurti. Aleanca Kuqezi do të shkojë në zgjedhje pa sekretarin e saj të përgjithshëm, Myslym Pashaj, i cili gjithashtu konsiderohet si një nga emrat më karizmatikë dhe patriotë të kësaj partie. Në një prononcim për Shqip, Pashaj theksoi se ai nuk kishte pranuar vetë të ishte pjesë e listës së kësaj partie. Më ofruan kandidimin si i pari në Qarkun e Fierit, por unë nuk pranova. Kjo erdhi për shkak të bindjes sime personale për të mos qenë pjesë e listave si kandidat për deputet, deklaroi Pashaj, duke mos dashur të japë më shumë detaje në lidhje me marrëdhënien e tij me kreun e AK-së, Kreshnik Spahiu. Zërat bëjnë të ditur se ky gjest mund të jetë fillimi i ndarjes së Pashajt nga AK-ja, një parti e cila ka pasur shumë rrjedhje, për shkak të këmbënguljes së Spahiut për të dalë në lista i vetëm.

Spahiu nuk kandidon Pashajn. I pasigurt qëndrimi në AK burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›