E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, në krye të Tiranës. Oketa në Durrës

Gazeta Shqip

Listat e FRD-së

bamir topiFryma e Re Demokratike ka përmbyllur listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit. Ish-presidenti Bamir Topi, aktualisht kryetar i FRD-së, do të kryesojë listën e Tiranës.

Pas tij, i dyti në listën e Tiranës do të jetë ish-deputeti demokrat, aktualisht nënkryetar i FRD-së dhe një ndër themeluesit e kësaj force politike, Aleksandër Biberaj. Në Durrës do të kryesojë listën Gazmend Oketa dhe i dyti është biznesmeni Sami Gjergji. Në Shkodër do të jetë në krye të listës Fatlum Nurja.

Në Lezhë, ish-kryetari i Bashkisë së Shëngjinit, Gjergji Ivanaj, është i pari në listë. Në Dibër kandidon ish-deputeti demokrat, Sali Shehu. Në Berat kryeson listën Aleksandër Sallabanda.

Në Kukës është kandidat për deputet Ardian Elezi. Në Elbasan i pari është Artin Kovaçi. Në Korçë, qark që do të nxjerrë 12 deputetë, kandidon Alfred Cako. Në Fier, Shezai Çobo është i pari i qarkut. Listën e Vlorës do ta udhëheqë nënkryetari i FRD-së, ish i përndjekuri politik, Daut Gumeni. Në Gjirokastër i pari është Çezar Kotoni.

Topi, në krye të Tiranës. Oketa në Durrës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›